Ferizaj, 4 prill – Ferizaj përderisa parasheh me Draftplanin zhvillimor komunal ndërtime të larta në lagjen “Epopeja e Jezercit”, në të cilën janë të ndërtuara rreth 350 shtëpi private, banorët e kësaj lagjeje ua kanë dërguar një kërkesë autoriteteve komunale me arsyetim se ky dokument duhet të përmirësohet para se të miratohet nga këshilltarët e KK-së në mbledhjen e ardhshme.
Ky dokument tashmë ka kaluar në diskutim publik deri më 26 prill të këtij viti, ndaj të gjithë qytetarët kanë të drejtë të dërgojnë kërkesa dhe sugjerime për plotësim dhe ndryshim të këtij plani të cilat duhet të shqyrtohen nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHartimi i këtij dokumenti dhe proceset e tjera gjatë periudhës së fundit janë përcjellë me shkelje ligjore të konstatuara edhe nga niveli qendror, ndërkohë kritika të vazhdueshme kanë dhënë OJQ-të edhe subjektet opozitare në këtë qytet.
Banorët e lagjes “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj kanë thënë se nuk janë të interesuar që shtëpitë e tyre të rrënohen dhe të zëvendësohen me objekte të larta shumëkatëshe me arsyetim se secili prej tyre ka investuar mijëra euro në prona private... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.