Komuna e Pejës ka hapur të mërkurën dyert e saj për qytetarë në kuadër të aktivitetit “Dyert e hapura”, për të zhvilluar një komunikim dhe diskutim të hapur mes vete.
Takimet me qytetarë në kuadër të këtij aktiviteti Komuna ka planifikuar t’i zhvillojë në sallën e Kuvendit Komunal gjatë dy ditëve, të mërkurën dhe të enjten, ku drejtorët komunalë do t'i dëgjojnë idetë, brengat dhe sugjerimet e qytetarëve, si dhe do të zhvillojnë dialog për një vizion të përbashkët për Pejën, shkruan sot Koha Ditore.
Komuna ka hapur dyert edhe me shpresën që në këtë aktivitet do të ketë pjesëmarrje të madhe të qytetarëve. Mirëpo, në sallën e Kuvendit zunë vend vetëm tetë qytetarë, pavarësisht se kryesuesi i Kuvendit Komunal, Islam Husaj, që drejtonte këtë takim, së bashku me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Jeton Abazaj, drejtorin Administratës, Fatmir Asllani, dhe drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Petrit Loci, e shtynë për gati një orë fillimin e takimit me shpresën që mos po vjen edhe ndonjë qytetar tjetër dhe të mbushet salla pak më shumë.
(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Mosinteresim i qytetarëve për “dyert e hapura” të Komunës së Pejës
-
Ekzekutivi në Pejë propozon ndarjen e një drejtorie në dy, opozita kërkon pakësimin e tyre
-
Në Pejë dështon monitorimi i zbatimit të strategjisë së komunikimit
-
Draft Plani Zhvillimor Komunal i pejës në diskutim publik një muajsh
-
Draftplani zhvillimor komunal i Pejës në diskutim publik 30-ditor