Komuna e Pejës ka nisur të hënën në sallën e Kuvendit Komunal “javën e dyerve të hapura” për qytetarët e saj, të cilët nga drejtorët komunalë të drejtorive të caktuara mund të informohen për punën e bërë gjatë këtij viti dhe njëkohësisht kanë mundësinë e shprehjes së ankesave për punën e ekzekutivit pejanë dhe kërkesave për nevojat e tyre.
Mirëpo, në ditën e parë të këtij aktiviteti, që do të mbahet çdo ditë këtë javë në sallën e Kuvendit Komunal, prezent ishin vetëm kryetarët e këshillave lokale, shkruan sot Koha Ditore.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Islam Husaj, e përmendi këtë fakt në hapje të takimit.
“Kam menduar që do të mbushet salla sot me qytetarë. Ka qenë mirë që të kishin ardhur më shumë qytetarë që t’i dëgjojnë drejtorët sidomos këtë të financave për projektet që parashihen edhe për vitin tjetër”, u shpreh Husaj paksa i dëshpëruar për pjesëmarrje të vogël të qytetarëve në ditën e parë të “dyerve të hapura”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Dyert e hapura” të Komunës së Pejës tërheqin numër simbolik qytetarësh
-
Komuna e Pejës qe 15 vjet nuk monitorohet nga shoqëria civile
-
Draft Plani Zhvillimor Komunal i pejës në diskutim publik një muajsh
-
Draftplani zhvillimor komunal i Pejës në diskutim publik 30-ditor
-
Komisioni monitorues për strategji komunikimi jofunksional në Pejë