Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të arrestuar për plagosjen e Azem Vllasit

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin e Azem Vllasit. M.J dhe A. Ll., raporton TV ARTA.

Policia gjithashtu ka arritur ta sekuestrojë armën.

Polica është duke punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti.

Ai ka thënë se “policia ka ndërmarrë një varg veprimesh për të sqaruar rrethanat me rastin”.

“Në bashkëpunim me AKI-në kemi arritur të gjejmë të dyshuarit. Kemi arrestuar dy persona që dyshohet se kanë shtënë në Vllasin”, ka thënë Kelani.

Edhe Plagoset një person në Prizren Kronikë 2 d. më parë Plagoset një person në Prizren

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Kelani ka thënë se policia ka bërë bastisjen e shtëpive të të dyshuarve dhe ata janë arrestuar në një vend nga Prishtina në drejtim të Ferizajt.

“Jemi duke punuar me prokurorët për të kuptuar motivin e sulmit”, ka thënë Kelani. “Është herët të dihet nëse ka qenë rast i përgatitur”.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën "Hajdar Dushi" në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Edhe Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë Kronikë 3 j. më parë Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me rast të cilësuar si vrasje në tentativë, ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: (A. V, mashkull, 68 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, ku në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me AKI-në ka bërë lokalizimin e personave të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar deri tani dy (2) persona të dyshuar, ku njëri prej tyre (M. J. Viti 1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është (A. LL. viti 1964).

Po ashtu Policia e Kosovës ka arrite ta gjejë edhe armën (revole) e cila dyshohet se është përdorur në rast (së bashku me silenciator), e cila është sekuestruar si provë materiale. Njësitet policore janë në realizim e sipër të hetimeve intensive lidhur me rastin, ku kanë kryer bastisje në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

Edhe Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur Kronikë 1 muaj më parë Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe disa dokumentacione dhe dëshmi tjera relevante që ndërlidhen me rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.