Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy senatorët amerikanë sot në Kosovë për dialogun me Serbinë

Dy senatorë amerikanë sot vizitojnë Kosovën.

Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, senatorët Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të qëndrojnë në Kosovë.

Senatorët nga SHBA-ja, Johnson dhe Murphy, sot takohen me udhëheqësit politikë të Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.