Senatorët amerikanë, Ron Johnson e Chris Murphy vizituan dje Kosovën.
Nga kryeqyteti ata dhanë mesazhe të qartë për dialogun, dhe sakrificat që duhet bërë Prishtina e Beogradi për këtë takim.
Murphy i ka cilësuar si të mira takimet që ka pasur në Kosovë.
Ai thotë të kenë inkurajuar reformat e brendshme shtetërore dhe progresin në dialogun me Serbinë.
Këto komente ai i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
“Takime të mira dje në Kosovë bashkë me senatorin Ron Johnson. U takuam me të gjitha partitë politike që të inkurajojmë reformat e brendshme dhe vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Murphy teksa ka postuar një fotografi nga takimi me presidentin Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq – senatorëve: S'mund ta njohim Kosovën pa kompromis
-
Senatorët amerikanë kërkojnë sakrificë nga Kosova e Serbia për arritjen e marrëveshjes
-
Senatorët amerikanë thonë se duhet sakrificë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi
-
Dy senatorët amerikanë sot në Kosovë për dialogun me Serbinë
-
Dy senatorë amerikanë vizitojnë Kosovën dhe Serbinë në mbështetje të dialogut