Arbëri

Dy senatorë amerikanë i shkojnë Kurtit në Qeveri sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Takimi do të nis nga ora 15:00, ndërkohë që është paralajmëruar se do të ketë deklarata për media.

Të enjten në një mbledhje në Komitetin për marrëdhënie të Jashtme në Senatin e SHBA-së është diskutuar për Kosovën, ku kanë raportuar edhe Derek Chollet, dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nga aty, Chollet ka falënderuar senatorin Murphy për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë.

Në të njëjtin takim nga Cholleti dhe Escobari është përsëritur qëndrimi se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Sërpska, ndërkohë që është insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sa më shpejtë që është e mundur.