Arbëri

Dy punonjës në Këshillin Prokurorial të Kosovës, pozitivë në COVID-19

Foto: Alban Bujari / KOHA

Dy persona, pjesë e administratës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar, Astrit Kolaj, nga KPK-ja, përmes një përgjigjeje me shkrim i cili edhe ka treguar se janë testuar kontaktet e tyre, por që kanë rezultuar negativë, raporton KOHA.

"Të gjitha rastet e kontaktit edhe pse kanë dalë negativ në testin e bërë, janë liruar nga puna për të qëndruar në vetizolim" ka thënë Kolaj.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur 1 mijë e 293. Prej tyre 913 janë të shëruar, derisa deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 31 pacientë.