Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 të hënën në Kosovë

Dy pacientë të prekur me COVID-19, kanë vdekur brenda në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Sipas njoftimit, në të njëjtën periudhë, 16 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej 830 mostra të marra për testim.

Ndërkohë janë shëruar 76 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223.648

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 597.