Dy persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë të hënën, nga 1.265 testime.
Dy raste pozitive janë të grupmoshës 60-69 vjet. Një në Gjakovë e një në Prishtinë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 161.083, ndërsa prej tyre 2983 kanë përfunduar me fatalitet.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.778.
Numri i rasteve aktive me koronavirus është 322.
Edhe
Dy raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar me thirrjet për vaksinim.
“Rekomandimi i OBSH-së është se vaksinimi kundër Covid 19 është mënyrë më e sigurt për të ndihmuar në ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit. Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, kërcënuese për jetën. Duke u vaksinuar ju do të zhvilloni imunitetin në një mënyrë më të sigurt sesa të infektoheni apo sëmureni”, thuhet në mesazh të MSH-së.