Drejtoria e Bujqësisë e Gjilanit ka publikuar raportin e punës 6- mujore, duke vënë në pah arritjet e saj realizim projektesh.
Ndër to thekson mbështetjen e fermerëve me mekanizim bujqësor, subvencionim mbjelljesh pranverore, furnizimin me serra për perimtarët, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq thotë se në proces të implementimit janë projekti i rrugëve fushore, projekti për furnizim me drunj dekorativë dhe furnizimi i bletarëve me centrifuga elektrike.
Ramiz Ramadani, drejtor i Bujqësisë thekson se për periudhën 6- mujore janë trajnuar dhe kanë marrë këshilla profesionale 700 fermerë, ndërsa thotë se vazhdimisht ka kërkesa për mekanizim bujqësor.
Ndërkaq ka thënë se janë në proces të implementimit të projektit për rrugët fushore si edhe kanë iniciuar projektin për furnizim me 400 drunj dekorativë, të cilat do të mbjellën në hapësira publike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)