Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSH-ja njofton se dy pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdojnë të jenë të shtruar 47 pacientë në infektuar me koronavirus, ndërkohë dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur të hënën Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të tij në Facebook, 40 pacientë të tjerë janë në gjendje stabile, kurse pesë në përkujdesje intensive dhe kanë nevojë për oksigjenoterapi, transmeton KOHA.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më datë 6 prill 2020 janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me Covid-19, derisa klinika është në pritje të rezultateve edhe për 2 raste të tjera, derisa gjithsej 6 raste kanë rezultuar negative në Covid-19.
Gjendja e pacientëve është si vijon: Nga 47 pacientët e infektuar me Covid 19: 40 pacientë janë në gjendje stabile, 5 pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë”, thuhet në njoftim.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive nuk ka raste të reja të infeksionit, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, ka njoftuar Hoti, bazuar në raportin e Klinikës Infektive.

Artikuj të ngjashëm