Sot në Klinikën Infektive në QKUK, janë të hospitalizuar 11 pacientë e prej tyre, të sëmurë me COVID-19 janë 8 pacientë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes raportit ditor në Facebook njofton se 5 pacientë janë në gjendje stabile; 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe po trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
“Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet”, njoftoi Hoti.
Në Kosovë, deri tash janë raportuar 1003 raste të të infektuarve, ndërkaq 772 janë raportuar të shëruar e 29 të vdekur.
-
Në Infektivë 7 pacientë me koronavirus, 2 në mjekim intensiv
-
Në Infektive janë të shtrirë 58 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
Në Infektive janë të shtruar 59 pacientë me COVID-19, një në gjendje kritike
-
43 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Infektive
-
Në Infektivë 23 raste me COVID-19, tre në gjendje kritike