Dy foshnja në Pejë kanë rezultuar pozitive me koronavirus, ka bërë të ditur zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti. Të dy foshnjat lindën të enjten.
Ai për KOHËN ka dhënë detaje rreth shëndetit të foshnjave, derisa ka thënë se njëra nga to tashmë është liruar për në shtëpi. Ai ka thënë se foshnja tjetër dhe nëna e saj e cila është pozitive me COVID-19, janë duke e vazhduar trajtimin në spital dhe se gjendja e tyre është stabile.
Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 212 pacientë me COVID-19, ku 168 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe tetë të tjerë janë në CPAP.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, raste aktive me koronavirus janë 26,524. Deri tash kanë vdekur 2558 persona.
-
Në Spitalin e Pejës po trajtohen vetëm dy pacientë me COVID-19
-
72 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
Pejë, 50 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
-
19 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje të rëndë
-
21 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës