Kohavisioni ka arritur të sigurojë Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe “Mocionin përmbajtjesor projekt rezolutë”.
Neni 5 i këtij Draftligji rregullon përbërjen e delegacionit. Aty thuhet se delegacioni do të ketë 11 anëtarë, me përfshirje të pozitës, opozitës dhe një anëtari nga shoqëria civile.
Bashkëdrejtues do të jenë një anëtar nga pushteti e një nga opozita. Komisioni miratohet me 61 vota të deputetëve.
Te përkufizimet, ligji pretendon arritjen e një Marrëveshje “që do të nënkuptojë njohje formale dhe reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Delegacioni Shtetëror, pasi të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës funksionon sipas këtyre dy dokumenteve themelore: Platforma shtetërore dhe Strategjia negociuese e Delegacionit Shtetëror.
Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror në procesin e dialogut me Serbinë
Edhe
Konstituimi i Kuvendit hyn në afat kushtetues, deputetët përballë 30 ditëve vendimtare

Mocioni përmbajtjesor - projekt rezolutë

-
Vota nga diaspora forcon LVV-në. Në pikëpyetje nëse do të qeverisë vetë, apo në koalicion
-
Ndarja e mandatave sipas rezultateve preliminare
-
PSD-ja u propozon PDK-së e LDK-së të zotohen për qeveri me figura jopartiake
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke