Deputetët e Listës Serbe vazhdojnë të mbeten të ngujuar në zyrën e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë proteste për të kundërshtuar taksën 100 % të Kosovës ndaj mallrave të Serbisë dhe me dëshirën që për këtë t’i ankohen komisionarit për Fqinjësi të mirë e Zgjerim, Johannes Hahn, i cili sot vjen në Kosovë, shkruan Koha.net.
Politikani austriak në Bashkimin Evropian, para se të vijë në Prishtinë do të takohet me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku temë po ashtu pritet të jetë taksa e Kosovës.
Hahn pasdite vjen në Prishtinë dhe me zyrtarë të Kosovës, pos për taksën, pritet të flitet edhe për liberalizimin e vizave, që as kësaj radhe nuk është temë e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.
Ende nuk është konfirmuar takimi i Hahnit me deputetë protestues.
Edhe
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
Për sot në Mitrovicën veriore është paraparë edhe mbajtja e një marsh të grave kundër taksës.
Në foton e “Kohës Ditore” shihet dera e sallës ku qëndrojnë të mbyllur deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës me mbishkrimin “100 % Taksë, 0 % Liri” për mallrat e Serbisë.