Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot gjatë ditës dhe të premten në Beograd.
Ai, me presidentin serb dhe kryeministren, do të bisedojë rreth reformave në Serbi, por edhe situatës në rajon, raporton KTV.
Me të arritur në Beograd, Hahn do të takohet me Aleksandar Vuçiqin dhe tema rreth dialogut mes Prishtinës e Beogradit do të jetë kryesorja ndërmjet dy zyrtarëve.
Komisionari evropian, i cili tashmë është angazhuar rreth zhbllokimit të dialogut, ka paralajmëruar se do të tentojë t’i motivojë palët që të kthehen në tavolinën e negociatave.
Pas dorëheqjes së Haradinajt, Hahni dhe Vuçiqi pritet të shqyrtojnë situatën e sapokrijuar dhe të shohin cilat janë mundësitë që të hiqet taksa dhe të normalizohen raportet mes dy vendeve.
-
Hahni, para Prishtinës, do të qëndrojë në Beograd
-
Vuçiq i thotë Hahnit se Serbia është angazhuar për të ruajtur paqen në rajon
-
Hahn: Ngecja e dialogut me Kosovën nuk bën ta ndalë integrimin evropian të Serbisë
-
Hahn beson për rinisje të dialogut Kosovë – Serbi
-
Komisionari Hahn ofron zgjidhje për të vazhduar dialogu në Bruksel