Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka nisur të premten në Pejë fushatën informuese dhe promovimin e të drejtës për qasje në drejtësi të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Këtë fushatë kjo agjenci do ta zhvillojë gjatë muajit dhjetor me organizimin e takimeve me studentë të universitetit publik dhe atyre privatë në këtë qytet, shkruan sot Koha Ditore.
Takimin e parë në kuadër të kësaj fushate, kjo agjenci, në bashkëpunim me UNDP-në dhe Ambasadën norvegjeze, e ka mbajtur me studentë të Fakultetit Juridik të UP “Haxhi Zeka”, të cilët u informuan nga drejtuesit e kësaj agjencie lidhur me shërbimet që i ofrojnë dhe këto informata nga studentët u kërkua që të i bartin te qytetarët dhe rrethi i tyre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.