Me qëllim për të garantuar qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, sot ka lansuar ‘aplikacionin online’ për aplikim për ndihmë juridike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Duke klikuar në linkun në vijim http://ndihmajuridike.com/aplikacioni/, të gjithë qytetarët tani kanë mundësinë të aplikojnë online për ndihmë juridike falas, përkatësisht në komunën/rajonin prej nga vijnë”, thuhet në komunikatë, transmeton KOHA.
Tutje thuhet se zhvillimi i një sistemi të ndihmës juridike efektive dhe të bazuar në të drejtat e njeriut është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, është institucion publik i pavarur, që ofron ndihmë juridike falas në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Aktualisht ofrimi i ndihmës juridike shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, nëpërmjet shtatë (7) zyrave rajonale për ndihmë juridike falas dhe 14 zyrave mobile të mbështetura nga GIZ Kosova, në emër të qeverisë gjermane”, thuhet në komunikatë.
-
Politizimi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas
-
Ndihma juridike falas në gjashtë komuna
-
IKD: Reforma në ndihmën juridike falas të bëhet përmes fuqizimit të mekanizmave aktualë
-
Interesim i vogël i qytetarëve për shërbime juridike falas nëpër komuna
-
Mbi 1000 persona kanë kërkuar ndihmë juridike falas këtë vit