Demokracia Studentore nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga organizatat joqeveritare ta monitorojnë procesin e provimeve pranuese të studentëve të cilët pritet që brenda një të ardhme të afërt t’i nënshtrohen provimeve në UP, transmeton kp.
Mexhid Ramusa, përfaqësues nga Demokracia Studentore, ka thënë se në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë viteve të fundit po shpërfillen kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nëpër drejtime të ndryshme, andaj kjo dukuri duhet të ndryshojë në mënyrë pozitive.
“Një përqindje e studentëve të suksesshëm çdo vit mbesin jashtë universitetit për shkak se i jepet mundësia ta kalojnë provimin pranues për regjistrim në UP atyre që janë më të dobët. Kjo po ndodh derisa rektori dhe dekanët e fakulteteve të ndryshme i kanë rezervuar vendet për pranim të studentëve, andaj kjo dukuri negative vazhdon t’i dëmtojë kuadrot, ndërkohë që askush nuk merr masa për t’i monitoruar proceset e provimeve pranuese”, ka thënë Ramusa.
Sipas tij, studentëve të mirë duhet t’i jepej qasje për të studiuar në drejtimet e tyre të preferuara dhe nuk duhet t’i bllokojnë ata për t’i pranuar ata që janë më të dobët.
-
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
-
Studentët kërkojnë nga Rektorati që vlerësimi e rivlerësimi të bëhen në të gjitha njësitë
-
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe
-
Mbi 2 mijë maturantë në garë për 462 vende në Mjekësi
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj