Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se shëndetësia në Kosovë nuk ka qenë prioritet në asnjë prej qeverive që i ka pasur vendi.
Dreshaj ka thënë të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, se zakonisht shëndetësia është menaxhuar nga njerëz që nuk e njohin profesionin ose që kanë përvoja të kufizuara në menaxhim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shëndetësia nuk ka qenë asnjëherë prioritet, menaxhohet nga njerëz që pjesërisht e njohin zanatin ose që përvoja në menaxhim është e kufizuar. Kemi qëllim që ta shohim shëndetësinë si duhet dhe sot në komision i dëgjuam ankesat, kërkesat e ambiciet e stafit menaxherial”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka folur edhe për listën esenciale të barnave duke thënë se ajo duhet të plotësohet 100 për qind dhe jo 90 për qind apo 75 për qind.
Dreshaj ka thënë se shëndetësia menaxhohet mirë vetëm kur bëhet prioritet monetar dhe organizativ.