Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se shëndetësia duhet të jetë urgjentisht prioritet i Qeverisë Kurti, pasi sipas tij, nëpërmjet veprimeve ad hoc nuk mund të menaxhohet.
Ai ka thënë para mediave të hënën se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e vetme që s’ka sigurim shëndetësor, e sipas tij, kjo duhet të rregullohet pasi “Qeveria ka shumicën në Kuvend”.
“Nëse keni parë agjendën legjislative e shihni se sigurimet janë të paraparë të bëhen në fund të qershorit të këtij vitit, e sikur të vinin nesër, do të ishte vështirë të pritej se kemi të bëjmë me seriozitet për mbyllje të këtij problemi. Ende vazhdojmë të mbetemi vendi i vetëm që s’kemi sigurim të mirëfilltë shëndetësor. Urgjent shëndetësia të bëhet prioritet i Qeverisë së vendit, nevojiten investime urgjente në shëndetësi. Në 2023-n deri në fund të shtatorit, vetëm 8 për qind e investime kapitale janë realizuar në shëndetësi”, është shprehur Dreshaj
Sipas deputetit të partisë opozitare, Qeveria Kurti po i prolongon ligjet bazike “që i takojnë si shëndetësisë si arsimit e shoqërisë në përgjithësi”.
-
AAK: Shëndetësia në Kosovë, plagë e vjetër
-
AAK-ja kritikon Qeverinë: Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore
-
AAK: Qeveria Kurti, qeveri e eksperimenteve
-
AAK: Ministria e Shëndetësisë në qeverisjen Kurti, ministri e eksperimenteve
-
Kodra për premtimin e partive për sigurimin shëndetësor: Po gënjejnë