“A ka ma turp që 25 vite pas çlirimit të vendit ende nuk ke sigurime shëndetëesore, nuk është zgjidhur ende problemi i skemave sociale, e mos të flas për skemat pensionale”, tha Dreshaj në “Tempus“.
Ai tha se vullneti i opozitës ka qenë dhe kanë propozuar largimin e nenit 8 dhe se këtë e ka aprovuar edhe Gjykata Kushtetuese, që neni 8 duhet të largohet se është nen diskriminues.
Tutje, Dreshaj tha se nëse ndodh që Aleanca të vjen si parti që do të menaxhojë këtë segment të shoqërisë, premtimet e veta do t’i mbajë për shkak se ato premtime i kanë dhënë edhe para organizatës së pensionistëve, ku sipas tij, kanë biseduar gjer e gjatë.
“Këtë është dashur ta bëjë Kryeministri, të shkojë të debatojë për hallet e tyre, Kryeministri sot është në prag të hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ky kryeministër është dashur të debatojë me strukturat e ndjeshme”, tha Dreshaj. /BetimipërDrejtësi
Zemaj: 20 euro, klientelizëm i vonuar por i refuzuar edhe nga pensionistët
Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se rritja e pensioneve për 20...-
Dreshaj: Rritja e pensioneve, një lëmoshe e re në prag të zgjedhjeve
-
Rritja e pensioneve, Dreshaj: Tallje me popullin
-
AAK-ja me pritshmëri të larta në zgjedhje, Dreshaj: Kurti duhet të ishte në takim sot
-
AAK: Shëndetësia në Kosovë, plagë e vjetër
-
Dreshaj i AAK-së: Vendi të shkojë në zgjedhje, Kuvendi ka nevojë për energji të re