Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë afatin për faljen e borxheve

Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë afatin ligjor për faljen e borxheve të tatimit në pronë, duke ua kujtuar se ai përfundon më 1 shtator.

Kjo është komunikata e Komunës së Drenasit:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në Ligjin Nr.05/L – 119, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L – 43, për Faljen e Borxheve Publike, Komuna e Drenasit, i bënë thirrje qytetarëve të Komunës, për ata që kanë obligime të pakryera, nga Tatimi në Pronë, që deri më 01.09.2017, t’i kryejnë ato, përndryshe Komuna do të filloj, grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.

Ligji në fjalë për faljen e borxheve ishte një mundësi shumë e mire për të gjithë ata qytetarë, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur që t’i kryejnë obligimet nga Tatimi në Pronë, dhe afatet kohore ishin të mjaftueshme për të shlyer borxhin.

Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve të cilët nuk i kanë kryer këto obligime, të shfrytëzojnë këtë mundësi deri më 01.09.2017. Pra, kanë mbetur edhe pakë ditë deri në përfundimin e afatit për faljen e borxheve.

NJË MUNDËSI E TILLË VJENË VETËM NJËHERË

SHFRYTËZOJENI!

VETËM DERI MË 01.09.2017