Afati për faljen e borxheve në kompanitë publike në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtime, Lipjan , Graçanicë, Drenas e Obiliq, është i hapur deri më 1 shtator 2017, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kur kanë mbetur edhe disa ditë deri të përmbyllja e afatit, në njërën ndër kompanitë publike në kryeqytet, kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” , e cila përfshin edhe shërbimet për kanalizime, kanë aplikuar 50 mijë konsumatorë nga 70 mijë sa i ka kjo kompani dhe janë falur diku rreth 10 milionë euro.
Nga falja e borxheve për ujësjellës- kanalizime për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë konsumatorët e këtyre 8 komunave të cilët kanë obligime të pa shlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, por me kusht që borxhet nga 1 janari 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për falje borxhesh publike) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Edhe 2 javë afat për aplikim, për faljen e borxheve të vjetra
-
Vetëm edhe 16 ditë deri në përfundimin e afatit për shfrytëzimin e Ligjit për Faljen e Borxheve
-
KRUP-i bën thirrje të paguhen borxhet
-
Ujësjellësi i Prishtinës u bën thirrje borxhlinjve që t’i përmbyllin detyrimet për vitin 2019
-
Ujësjellësi “Prishtina” ka një paralajmërim të fundit për ata që përfituan nga Ligji për faljen e borxheve