Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm edhe 16 ditë deri në përfundimin e afatit për shfrytëzimin e Ligjit për Faljen e Borxheve

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, apelon tek të gjithë konsumatorët të cilëve ju takon falja e borxheve, të shfrytëzojnë këtë të drejtë sa më parë ngase kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në datën kur edhe do të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike (1 shtator 2017).

“Ua kujtojmë edhe njëherë se, ky Ligj mundëson faljen e borxheve për periudhën ndërmjet viteve 1999-2008. Personeli i KUR “Prishtina” sh.a. në Prishtinë është i gatshëm që bashkë me secilin konsumator, të gjejë zgjidhje optimale për çdo konsumatorë borxhli”, thuhet në apelin e kësaj ndërmarrjeje.

KUR “Prishtina” thotë se konsumatorët borxhlinj që e humbin këtë rast do të përballen me:

- Shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë,

- Faturimin e shërbimit të vërejtjeve dhe shkyçjes-rikyçjes,

- Paditë Gjyqësore,

Edhe Ujësjellësi “Prishtina” ka një paralajmërim të fundit për ata që përfituan nga Ligji për faljen e borxheve Arbëri Ujësjellësi “Prishtina” ka një paralajmërim të fundit për ata që përfituan nga Ligji për faljen e borxheve

- Arkëtimi i dhunshëm përmes përmbaruesve privat.

Procedurat e rregullimit të borxheve, sipas Kompanisë në fjalë, bëhen në zyrat e selisë qendrore në Prishtinë dhe në zyrat e ndërmarrjes në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.

“Konsumatorë të nderuar, shfrytëzojeni të drejtën ligjore për faljen e borxheve publike”, ka përfunduar apelin Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.