Kanë mbetur edhe dy javë kohë para se të përmbyllet afati më 1 shtator për falje të borxheve publike. Drejtoria e Financave e Komunës së Istogut po u bënë thirrje tatimpaguesve borxhlinj që të shlyejnë obligimet që i kanë, në mënyrë që të përfitojnë falje të njërës pjesë të borxheve, përfshirë edhe kamatat dhe dënimet.
Në bazë të ligjit për faljen e borxheve, i cili ka pasur të përmbyllet në shtatorin e vitit të kaluar, por është shtyrë edhe për një vit, të gjithë personat juridikë dhe fizikë që paguajnë deri më 1 shtator 2017 borxhet prej janarit 2009 deri në dhjetor të vitit 2014 u falet borxhi për periudhën nga janari 2002 deri në dhjetor 2008, si dhe të gjitha kamatat e dënimet deri në fund të vitit 2014.
Sipas kësaj drejtorie, borxhi total nga tatimi në pronë për periudhën nga viti 2002 deri në fund të vitit 2014 është 941 mijë euro. Prej kësaj shume borxhi i personave fizikë është 806 mijë e 463 euro, kurse të tjerat janë borxh i personave juridikë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.