Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të Inciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), Zenel Bunjaku, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim.
Komuna e Drenasit dhe IADK-ia me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, pajtohen të vendosin një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuara nga kjo Inciativë në Komunën e Drenasit.
Kjo marrëveshje përfshin bashkëpunimin në mes Komunës së Drenasit dhe IADK-së gjatë periudhës shtator 2018-qershor 2020, për të drejtat dhe detyrat e palëve kyçe, ku si qëllim i fundit është ndihma dhe përkrahja e fermerëve të kthyer, të cilët do të jenë në gjendje të prodhojnë për nevoja të veta dhe për treg.
IADK po zhvillon projektin “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” në Komunën e Drenasit dhe katër komuna tjera, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ), i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.
-
Komuna e Vushtrrisë dhe IADK me marrëveshje për ofrimin e garantëve për gratë dhe vajzat
-
Lladrovci: I bindur që në Drenas fitoj edhe kundër 30 kandidatëve
-
Interesim i madh për grantet sipas projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”
-
Përurohet në Drenas objekti i qendrës edukativo-kulturore, donacion nga Kuvajti
-
Lladrovci premton lehtësira për të bërit biznes në Drenas