Prizren, 20 korrik – Drejtoria e Arsimit e Prizrenit ka pranuar 400 ankesa nga prindërit dhe nxënësit e shkollave të mesme të larta, lidhur me notimin përfundimtar. Për këtë arsye, kjo drejtori ka ushtruar kontrolle të përgjithshme në të gjitha shkollat e mesme të larta.
Në bazë të rekomandimeve të dala nga kontrollet, DA-ja me menaxhmentet e shkollave janë pajtuar që të bëhet rivlerësimi i nxënësve.
Por sipas drejtorit të DA-së, Skënder Susuri, vetëm SHMM “Luciano Motroni”, ka refuzuar që të zbatojë vendimin e këtij dikasteri për rivlerësimin e nxënësve dhe lënda është bartur në Inspektoratin e Arsimit për vendimmarrje.
SHMM “Luciano Motroni” janë më shumë se 300 nxënës që rrezikojnë ta përsërisin vitin (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Anulohet përzgjedhja e fundit e personelit arsimor në Prizren
-
DKA-ja e Prizrenit kërkon përgjegjësi nga drejtorët e shkollave për zëvendësimin e orëve të humbura
-
Masat nuk ua përmirësojnë sjelljet nxënësve problematikë
-
Me rinisjen e vizitave mjekësore, Prizreni synon të krijojë pasqyrë më reale për shëndetin e nxënësve
-
Komuna e Prizrenit kritikohet nga opozita për politizim të arsimit