Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur fajtor drejtorin e Arsimit në Komunën e Suharekës, Sherif Berisha, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, derisa e ka liruar nga akuza për veprën penale të cenimit të të drejtave të punësimit dhe papunësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pavarësisht nga kjo, ai do të vazhdojë që të mbajë postin e tij, derisa kryetari i Komunës së Suharekës ta shqyrtojë vendimin e gjyqësorit, si të shkallës së parë ashtu edhe të shkallës së dytë. Ndërkohë, këshilltarët opozitarë nga radhët e PDK-së kanë kërkuar shkarkimin e tij.
Për keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, Berisha në shkallën e parë të gjyqësorit është dënuar me pesë muaj burg efektiv, por që me kërkesën e tij, gjykata e ka zëvendësuar atë me dënimin me gjobë në shumë prej katër mijë eurove... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj drejtorit të Kulturës në Suharekë
-
Dënohet me 4.000 euro zyrtari komunal në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës
-
Burgim me kusht për zyrtarët komunalë të Pejës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim
-
Dënohet me 6 mijë euro gjobë një ish-drejtor i Ferizajt për keqpërdorim të detyrës
-
Dënohet një zyrtar komunal në Malishevë për keqpërdorim të detyrës