Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtësia ka vetëm disa muaj kohë të gjykojë Bukoshin dhe të tjerët për fondin 3 %

Foto: Alban Bujari / Koha

Aktakuza për Fondin 3 për qind është ngritur qe rreth dy vjet. Prokuroria e Gjykata e kanë mbajtur plotësisht të fshehtë ngritjen e kësaj aktakuze deri të shtunën, kur “Koha Ditore” ka raportuar se ekziston një aktakuzë për këtë rast.

Për rreth dy vjet prej ngritjes se aktakuzës ligjërisht në gjykatë kanë arritur të mbaheshin vetëm dy seanca. Është mbajtur seanca fillestare dhe kundërshtimi i aktakuzës. Tash kjo aktakuzë është në fazën e shqyrtimit kryesor, por që ende nuk është caktuar seanca e radhës.

Koha e fundit, kur janë kryer veprat penale shmangie e tatimit e shpërdorim i pasurisë, janë ditët e para të vitit 2015.

Të dy këto vepra, sipas Kodit të Vjetër Penal, janë të dënueshme me 3 vjet burgim.

Në Kodin Penal është përcaktuar se kur një lëndë është e “vdekur ligjërisht” për shkak të vonesave të trajtimit nga sistemi i drejtësisë, për veprën penale 3 vjet burgim, vjetërsimi absolut është pesë vjet pas kryerjes.

Edhe “Vdesin” juridikisht dy pika të aktakuzës për Fondin e 3-përqindëshit Arbëri “Vdesin” juridikisht dy pika të aktakuzës për Fondin e 3-përqindëshit

“Pesë (5) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se tre (3) vjet burgim”, thuhet në paragrafin 1.4 të nenit 107.

Në bazë të kësaj i bie që rreth tetë muaj i ka Gjykata Themelore që ta përfundojë këtë lëndë para se ky rast të cilësohet si i vdekur. Por parashkrimi i veprimeve penale përdoret derisa vendimi është i formës së prerë.

Në rast se Gjykata Themelore në Prishtinë i gjen fajtorë këta të akuzuar para parashkrimit, këtë vendim duhet ta vërtetojë para 2020 edhe Gjykata e Apelit. Në shumë raste për të cilat ka raportuar gazeta që kanë përfunduar në Gjykatën e Apelit kanë pritur me shumë se një vit.

Për të gjitha veprimet penale që njëherë ngrihet aktakuzë, personat që ndiqen penalisht nuk mund të hetohen asnjëherë me të njëjtat prova.

Fondi i 3-përqindëshit është themeluar në fillim të viteve ‘90 dhe qëllimi i krijimit të tij ishte që të ndihmohej arsimi në Kosovë dhe institucionet paralele në përgjithësi. Udhëhiqej nga Qeveria në ekzil e Kosovës, respektivisht nga kryeministri i atëhershëm Bujar Bukoshi dhe ministri i atëhershëm i Financave, Isa Mustafa.

Nga viti 1991 e deri në vitin 1999, siç është raportuar nga përgjegjësit e këtij Fondi, në Fond u grumbulluan 217 milionë marka, 3.6 milionë dollarë, 30.3 milionë franga zvicerane dhe 24 mijë funte.

Pas përfundimit të luftës Isa Mustafa pati thënë se nga ky Fond kanë mbetur pa u shpenzuar rreth 50 milionë marka.

Edhe Naser Osmani e Atdhe Gashi dënohen me nga tre vjet burgim për “3-përqindëshin” Arbëri Naser Osmani e Atdhe Gashi dënohen me nga tre vjet burgim për “3-përqindëshin”

Me këto para qe themeluar menjëherë pas luftës Fondi i Përbashkët për Rindërtimin e Kosovës ( Union Fund for the Reconstruction of Kosova - UFORK), që merrej me ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve të shkatërruara nga lufta.

Fondi ishte një organizatë joqeveritare e regjistruar në New-Ulm të Republikës Federale Gjermane. Themelues dhe nënshkrues të Statutit të tij ishin: Bujar Bukoshi, Pjeter Coli, Isa Mustafa, Shaban Bobaj, Muhamet Bicaj dhe Begi Mazelxhin.