Rivotimi i kësaj së diele në Ulqin ka sjellë edhe një befasi të vogël. Partia më e madhe në Mal të Zi, DPS-i, e cila pretendon të marrë timonin e Komunës së Ulqinit, ka humbur edhe një këshilltar në kuvendin e ardhshëm lokal të këtij qyteti.
Në këtë mënyrë DPS-i ka humbur një këshilltar si rezultat i rivotimit. Ky këshilltar i kalon partisë SDP të Ranko Krivokapiqit, partnere e dikurshme e DPS-it në nivel qendror dhe lokal.
Pas rivotimit numri i këshilltarëve në Kuvendin e Ulqinit është si vijon: Forca dhe DPS do të kenë nga 8 këshilltarë, koalicioni “Zgjohu Ulqin” do të ketë 7, UDSh dhe SD nga 3, URA 2, kurse SDP dhe Partia Boshnjake nga 1 këshilltar.
Artikuj të ngjashëm
-
Partitë shqiptare kanë numrat për të qeverisur Ulqinin
-
DPS-ja e Gjukanoviqit humb Podgoricën, opozita festoi me këngën “Gëzohu popull serb”
-
Zgjedhjet lokale i fiton Gjukanoviq, shqiptarët e përçarë me rezultate simbolike
-
Konstituohet Kuvendi i Ulqinit, kryetari i Komunës s’do të jetë shqiptar
-
Të dielën ulqinakët votojnë për parlamentin lokal