Mostrat e domateve me origjinë nga Shqipëria kanë dalë brenda limiteve sipas rregullores së Bashkimit Evropian, që do të thotë se nuk paraqesin rrezik për shëndetin.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte dërguar mostrat në një laborator të kontraktuar, e i cili testet i ka realizuar në laborator të akredituar në Bullgari.
“Të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se BE-së Nr.369/2005 r . D.m.th prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik”, ka njoftuar AUV-i.
AUV-i ka thënë se mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve dhe se në të gjitha testimet që janë kryer nuk ka rezultuar se domatet kanë pasur prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara.
Domatet e importuara nga Shqipëria dyshoheshin se përmbanin sasi të larta të hormoneve të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. AUV-i pati dërguar menjëherë mostrat.
-
Domatet nga Shqipëria dyshohen për përmbajtje të hormoneve, AUV pret rezultatin
-
Qytetarët dyshojnë në atë që konsumojnë. Në AUV thonë se s’ka produkte të dyshimta
-
Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, AUV: Po kryhen testet laboratorike
-
Disa vende të BE-së i kthejnë në kufi mandarinat shqiptare
-
AUV: Rezultatet laboratorike do të përcaktojnë shkakun e rasteve të raportuara