Arbëri

Dogana: SHBA-ja tregu kryesor eksportues i Kosovës

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, theksoi që në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë tashmë tregu kryesor eksportues i Kosovës. Ai takoi anëtarët e komiteteve të Odës Ekonomike Amerikane.

Llugaliu ka thënë se kohëve të fundit është vërejtur një interesim i madh nga ana e investitorëve të huaj për bashkëpunim me prodhuesit e Kosovës. Ai shtoi që dogana është ne dispozicion dhe e hapur për të gjitha kërkesat në mënyrë që investitorët të mos hasin në pengesa apo barriera në Kosovë, thuhet në komunikatë nga OEAK.

“Një ndër objektivat kryesore strategjike të doganës është lehtësimi i tregtisë në të cilin ka pasur progres të dukshëm vitin e kaluar, por që gjithmonë ka çështje në të cilat duhet fokusuar më tepër”, theksoi Llugaliu, duke shtuar që Dogana ka për synim vendosjen e standardeve të reja në lidhje me kërkesat e prodhuesve të cilat do të pranojnë përgjigje brenda dy javëve në lidhje me autorizimet.