Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, ka deklaruar të dielen mbrëma se Rusia dhe Kina nuk do ta pranojnë rishikimin e Rezolutës 1244, teksa ka përsëritur bindjen se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Dodik, në një intervistë televizive për Pink Tv, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti disa herë se nuk do të pranonte pavarësinë e Kosovës, dhe se dy fuqitë e mëdha, si Rusia dhe Kina, nuk do ta pranonin as ndarjen eventuale.
"Nëse dikush vjen në pozitën e shpalljes së Kosovës të pavarur pa vullnet, pse nuk duhet të zbatohen të njëjtat rregulla për Republikën Serbe", ka thënë po ashtu ai.
Ndërkohë, i pyetur rreth shkrimeve në medie të caktuara se në protestat e kohëmëparshme anti-qeveritare në Serbi kanë pasur gisht rusët, Dodiku ka thënë se fjala është për lajme të rreme.
-
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës konfirmon ndalimin politik për Dodikun
-
Serbia pret ndihmë nga Kina për Kosovën
-
Rusia thotë se vendimi i gjykatës për Dodikun rrezikon ekzistencën e Bosnjës
-
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezullon zbatimin e ligjeve jokushtetuese të Dodikut
-
Dodik: Republika Srpska e sheh mundësinë për t’u anëtarësuar në BRICS