Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dje 14 orë bisedime për problemet mes Shqipërisë e Greqisë, vazhdojnë edhe sot

Nisin sot sërish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Sot prioritet që të diskutohen çështjet sensitive. Dje përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes dita e parë e bisedimeve. Për më shumë se 14 orë diskutime në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati në Kretë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më shumë se 300 faqe material nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i arkivit të shtetit pjesë e dosjes së shqiptarëve, mes dokumenteve historike dhe hartave të të gjitha natyrave dhe shkallëve dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, duket se pala shqiptare e ka marrë më shumë se seriozisht takimin e Kretës.

Këtë herë ku palët për herë të parë po diskutojnë çdo pikë në detaje, për ato që quhen çështje të reja dhe historike mes dy vendeve.

Burime të larta diplomatike greke i thanë Top Channelit se në tryezën e bisedimeve janë hedhur të gjitha temat dhe ditët në vazhdim priten rezultatet konktrete. Gjatë mbrëmjes diskutimet u spostuan në një restorant, ku dy delegacionet kanë patur një darkë pune.

Gjatë paradites të së shtunës pritet të diskutohen edhe temat e tjera të mbetura, siç është ligji i luftës dhe zonat e minoritetit.