Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Djali nuk hante ushqim diku tjetër”- emigranti shqiptar fiton të drejtën e qëndrimit në Britani

chicken nugget

Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën e qëndrimit në Britani të Madhe duke argumentuar se djali i tij 11-vjeçar nuk e ha mishin e pulës në ndonjë vend tjetër.

39-vjeçarit Klevis Disha që kishte hyrë ilegalisht në Britani të Madhe me emër të rremë dhe që kishte gënjyer në kërkesën e refuzuar për azil, i është mundësuar të qëndrojë në bazë të faktit se dëbimi do të ishte shkelje e të drejtave të familjes së tij bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

Ai fitoi rastin me argumentin se do të ishte “jashtëzakonisht e ashpër” që i biri i tij të shkonte me babanë në Shqipëri ose të mbeste pa të në Britani.

Ekipi mbrojtës i Dishës kishte thënë se i biri i tij vuante nga disa telashe edhe pse s’ka diagnozë zyrtare për nevoja të veçanta.

Vendimi është marrë pas një beteje të gjatë ligjore.

Edhe Britania e dënon me 25 vjet burgim egjiptianin që i kontrabandoi mbi 3.000 emigrantë Botë Britania e dënon me 25 vjet burgim egjiptianin që i kontrabandoi mbi 3.000 emigrantë

Disha kishte shkuar në Britani me emër të rremë 20 vjet më parë si i mitur i vetëm. Më pas raportohej se kishte mashtruar në kërkesën e tij për azil.

Më vonë i ishte garantuar qëndrimi i përhershëm.

Ndërkaq më 2017 u dënua me dy vjet burgim pasi iu gjetën 250 mijë euro, që dyshohej se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.

Një dënim i tillë çon në mundësinë për dëbim, por ai e luftoi depërtimin.

Sapo kishte kuptuar se mund t’i hiqet shtetësia britanike, Disha kishte apeluar duke kërkuar që të qëndrojë në Britani të Madhe mbi bazat e të drejtave të njeriut.

Edhe Emigrantët thonë se uria dhe armiqësia i detyruan të kthehen nga Ceuta në Marok Botë Emigrantët thonë se uria dhe armiqësia i detyruan të kthehen nga Ceuta në Marok

Ministria e Brendshme u përgjigj, por gjykata refuzoi.

Vendimi gjyqësor theksoi se djali i Dishës “nuk mund të hajë asnjë lloj ‘chicken nuggets’ diku tjetër”.

Gjykatësja Linda Veloso ka vendosur që djali i Dishës ka vështirësi me disa lloje ushqimesh dhe ka dietë të kufizuar.

Gjykata ka mohuar edhe pretendimin se fëmija e ka gjuhën shqipe si gjuhë të parë.

Edhe Shpërthen dhuna anti-emigracion në Britani, digjen shtëpi dhe automjete Botë Shpërthen dhuna anti-emigracion në Britani, digjen shtëpi dhe automjete

Sipas gjykatës, fëmija ka sjellje komplekse dhe probleme të tjera. Në vendim, Britania është cilësuar si i vetmi vend që fëmija e njeh dhe e do, dhe këtë falë mësimeve që ka marrë deri tash.

Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar sërish ankesë.