Dita Botërore e Fëmijëve po shënohet me një sërë aktivitetesh në sheshet e kryeqytetit. Për këtë ditë, Policia e Kosovës u ka treguar fëmijëve se sa të rëndësishëm janë ata për Policinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, u tha fëmijëve se asnjëherë nuk ka pasur audiencë më të mirë, derisa shtoi se ky aktivitet tregon se sa është e përkushtuar policia ndaj përkujdesjes së gjithë qytetarëve por në veçanti të fëmijëve.
“Ne e dimë që fëmijët e Kosovës detyrohen të kërkojnë lëmoshë në rrugë, por ne jemi të përkushtuar për t’i kthyer ata në bankat shkollore”, tha ai.
Kelani shtoi se Policia e Kosovës është 24 orë në dispozicion për t’iu ofruar siguri dhe mbështetje.
E për fëmijët Policia e Kosovës ka bërë edhe disa aktivitete të tjera, duke përfshirë vallëzim, kënd të leximit.
Ndryshe, fëmijëve në shesh po iu shpërndahet edhe produkte të qumështit vendor, të organizuar nga shoqatat e qumështit, USAID dhe të tjerë.
{gallery}