Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita e përdoruesve të karrocës, vështirësitë me të cilat përballen këta persona në Kosovë

Foto: Ilustrim / Komuna e Prishtinës

Sot, kur shënohet Dita e përdoruesve të karrocës, këta persona kanë folur për vështirësitë me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme.

Ismail Krasniqi, babai i Blerinës, vajzë që e përdor karrocën, në emisionin “Sot” në KTV, ka folur për vështirësitë në qasje me të cilat përballet çdo ditë si prind.

“Sa i përket qasjes dhe disa gjërave të tjera kemi pengesa shumë të mëdha, sidomos në trotuare, lokale, markete, pa marrë parasysh, gjithkund ku shkojmë, edhe në parkingje, kudo që shkojmë, kemi probleme të tilla”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk e di pse po mbesim pa u zgjidhur këto probleme, për të cilat ka thënë se flitet shumë shpesh. Sipas tij edhe infrastruktura që deri tani është krijuar për këtë persona, nuk është rregulluar si duhet.

“Edhe pjerrinat që i kanë bërë po janë të shkurtra e të larta dhe po është telashe që të ngjitet çfarëdolloj karroce. Nuk është e mjaftueshme”, është shprehur ai.