Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diskutim rreth ndikimit të fabrikës së re në Shkabaj

Gjatë ditës së sotme, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Prishtina,, sh.a., gjegjësisht fabrikën e trajtimit të ujit në Shkabaj e vizituan përfaqësues të lartë të Bankës Austriake për Zhvillim, Ministrisë Federale të Financave të Austrisë, Bankës Kombëtare të Austrisë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KFW me zyre në Prishtinë.

Ata u pritën nga përfaqësuesit më të lartë të Kompanisë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, drejtori teknik Sokol Xhafa dhe zyrtarë të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim morën pjesë, Andreas Prossenitsch/ menaxher për investime financiare në OeEB, Heidrun Schmid, Karin Roitner,Johann Kinast nga Ministria Federale e Financave të Austrisë, Vjosa Huruglica nga Zyra Tregtare e Austrisë, Tomas Slacik nga Banka Kombëtare e Austrisë si dhe Premtim Islami nga KFW Banka Gjermane për Zhvillim.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të funksionimit të fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj, meqenëse Banka Austriake për Zhvillim është edhe garantuese e kthimit të kredisë prej 20 milion euro ,që KRU,,Prishtina,, sh.a. e ka marrë nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW për ndërtimin e fabrikës së re të ujit.

Temat në interes të përgjithshëm që u diskutuan përgjatë kësaj vizite ishin, ndikimi i fabrikës së re në Shkabaj në / impakti ekonomik, ekologjik, përmbushja e standardeve ambientale, trajtimi i ujërave të zeza dhe largimi i tyre, sistemi i menaxhimit të ambientit, certifikimi dhe standardet ndërkombëtare, vlerësimi ekologjik i mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, pastaj çështjet sociale, emetimi i ndotësve, siguria në punë, edukimi, orët e punës,siguria në punë dhe në fund përmbushja e standardeve.