Disa qytetarët serbë kanë protestuar të martën para Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, e cila është e vendosur në një ndërtesë me Zyrën e BE-së.
Ata kanë kërkuar anulimin e të gjitha marrëveshjeve me Kosovën.
Media serbe Danas ka shkruar se protesta është organizuar nga “Tubimi serb”, një organizatë pak e njohur për publikun, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Tutje Danas ka shkruar se organizatorët e protestës kanë thënë se “herët a vonë, me dëshirë apo me forcë, Kosovës do të rikthehet në rendin kushtetues-juridik të Serbisë”.
Në tubim u tha se protesta ishte organizuar para selisë së BE-së sepse në atë ndërtesë po bëhen “marrëveshjet e fundit me regjimin tradhtar në Beograd”, siç thuhet për të përfunduar ndarjen e Kosovës nga Serbia.
Në një kanal në YouTube ku protesta është transmetuar Live, është shkruar se “në Kosovë po përgatitet me shpejtësi mbyllja e institucioneve të mbetura të shtetit të Serbisë”. A ty thuhet se kjo po mbështetet edhe nga BE-ja e e edhe nga Beogradi zyrtar.
Edhe
Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë
Një tjetër protestë është paralajmëruar para Qeverisë së Serbisë
Për protestën KOHA ka kërkuar një përgjigje nga Jetish Jashari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, por ai ka thënë se duhet të kontaktohet Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
KOHA ka dërguar pyetje edhe në Ministri dhe posa të marrë përgjigje, teksti do të përditësohet.
-
MPJD: Në protestën para Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd u përdor gjuhë me tone ekstremiste
-
Vuçiq flet për protestë kundër “Zyrës për Kosovë”: Sikur ta ketë porositur Kurti
-
Përplasje të dhunshme në Beograd, teksa protestat kundër qeverisë hyjnë në ditën e tretë
-
Serbia kaloi nëpër një natë incidentesh e dhune