Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sonte prej orës 23:00 deri në orën 3:00, rruga nga fshati Lum i Madh, deri në fshatin Maxhunaj, do të jetë e bllokuar për qarkullim për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.
Ministria ka bërë thirrje që për këtë arsye, të shfrytëzohen rrugën alternative.
“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë - Frashër - Bukosh - Druar - Mihajliç - Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.
Thirrje u bë edhe ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, e cila tha se për shkak të zgjerimit të rrugës segmenti Vushtrri-Stanovc, qytetarët duhet të shfrytëzonin rrugët alternative.
-
Punime në segmentin Vushtrri-Stanovc, Policia fton qytetarët për shfrytëzim të rrugëve alternative
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Bllokimi i paralajmëruar në rrugën në Kurshumli, MPJD bën thirrje të shfrytëzohen rrugë alternative
-
Mbyllet për qarkullim segmenti rrugor Vushtrri-Smrekonicë
-
Nga nesër mbyllet rruga Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Smrekonicë