Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike, në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, punimet realizohen te lagjja 038, me ç ‘rast pa furnizim me ujë, sot duke filluar nga ora 09:00-16:00 do të mbesin lagjet: Hajvalia, lagjja 038, Veterniku, lagjja Qëndresa, Qershia, NIC, Priam Village, Swiss Village, Zona Industriale Çagllavicë deri te Hotel Emerald.
“Ju rekomandojmë që për shkak të punimeve, kur uji të vije në krojet tuaja, lërini ato të rrjedhin për pak minuta sepse mund të jetë i turbullt, por pa shqetësim”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë të shtunën
-
Të mërkurën disa zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë për 5 orë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë