Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë të shtunën

Foto ilustrim

Disa lagje të Prishtinës të shtunën nuk do të kenë ujë për shkak të punimeve teknike në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë.

Punimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe deri në përfundimin e punimeve nuk do të ketë ujë.

Hajvalia , lagjja 038, lagjja Nic, lagjja Qendresa, lagjja Qershia dhe Çagllavica janë zonat e prekura.