Disa fshatra të Gjakovës kanë mbetur pa ujë për shkak të defektit të një gypi që ka ndodhur mbrëmë në mes të fshatit Fortesë dhe Celinë.
KRU “Gjakova” ka njoftuar se pa ujë të pijes do të mbesin fshatrat “Fortesë, Celinë, Krushë, Nagavc, Hoqë e Vogël, Piranë, Qëndresë, Bregdri, Krajk dhe Zym.
Nga KRU “Gjakova” thonë se ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe se janë duke marrë gjitha masat që të rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë.
“Për shkak të defektit i cili ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes (e martë) në gypin fi 400, i cili ndodhet në mes të fshatit Fortesë dhe Celinë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë nga ora 8:00 deri në riparim të defektit nga ekipi teknik i kompanisë KRU ‘Gjakova’. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit, janë duke u ndërmarr të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë", thuhet në njoftimin e KRU "Gjakova".
-
Mbesin pa ujë disa fshatra të Gjakovës
-
Dëmtohet gypi, disa fshatra të rajonit të Prizrenit mbesin pa ujë
-
Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës
-
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës
-
Disa fshatra të Gjakovës pa ujë për shkak të turbullirës