Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diplomojnë dy inxhinierët e fluturimit të FSK-së

Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi tashmë janë inxhinierë të fluturimit.

Zeqiri e Gashi, pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë, kanë përfunduar me suksese të lartë studimet e larta të aviacionit duke diplomuar e marrë titullin “Inxhinierë të fluturimit”.

Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.

“Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së. Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Image
Artikuj të ngjashëm