Diellza Hoti, së cilës iu vra nëna Armenda Aliu, nga bashkëshorti i saj në gusht të vitit të kaluar, kërkon që drejtësia ta thotë fjalën e saj.
Një javë pas ngritjes së aktakuzës ndaj 61-vjeçarit B.V nga Prokuroria Themelore në Prizren, Hoti pret shqiptim të dënimit me burgim të përjetshëm.
Ajo ka thënë për Kohën se po e përcjell vazhdimisht ecurinë e procesit në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas ligjit.
Në Prokurorinë Themelore të Prizrenit thonë se aktakuza është ngritur në bazë të provave të mjaftueshme.
Prokurorja Ervehe Gashi pret që në një afat të shkurtër kohor të përfundojë gjykimi.
Shoqëria civile, në anën tjetër, thotë se ka një traditë të pandëshkueshmërisë në rastet e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave, andaj kërkojnë që autoritetet e drejtësisë t’i trajtojnë me prioritet këto raste.
Edhe
Burgim të përjetshëm për burrin që vrau bashkëshorten me 15 plumba
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë dhe posedim të paautorizuar të armëve ndaj B.V., i cili gjendet në paraburgim që nga viti i kaluar.
Sipas aktakuzës, B.V pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishte me gruan, në momentin kur ajo largohet nga shtëpia ka shtënë 15 herë në drejtim të saj, me ç’rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit.
Armenda Aliu kishte vdekur në vend derisa ajo me burrin po qëndronin për pushime në Kosovë në gusht të vitit të kaluar.
-
I dyshuari për vrasjen e bashkëshortes me 15 plumba në Prizren mbrohet në heshtje
-
Vendimi për zbutjen e dënimit për vrasësin e Armenda Aliut shkon në Supreme
-
Dënohet me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj për vrasjen e bashkëshortes
-
I akuzuari për vrasjen e gruas kërkon dënim minimal, familja e së ndjerës dënim të përjetshëm