Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dibrani: Për dy vjet janë parandaluar mbi 50 raste të kontrabandës në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës

Mbi 50 raste të kontrabandës janë parandaluar në dy vjetët e fundit brenda burgjeve të Kosovës.

Gjashtë zyrtarë korrektues të përfshirë në këto raste janë larguar nga puna. Raste të shumta të kontrabandës janë evidentuar edhe pas futjes brenda qendrave korrektuese.

Përveç nga gardianët, droga e telefonat po mundësohen edhe nga vet familjarët e të dënuarve.

Gjatë të martës pranë burgut të Dubravës janë konfiskuar 500 gramë drogë. Në intervistën për KosovaPress, Ismail Dibrani nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, deklaron se për këtë rast kanë filluar hetimet.

“Zyrtarët korrektues gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, diku larg shumë pavijonit gjysmë të hapur, atje në ara, kanë hasur në kontrabandë, e cila ka qenë në kërkim e sipër që disa kohë. Është hasur aty dhe është njoftuar policia dhe prokuroria, të cilat kanë konfiskuar dhe kanë hapur dhe janë duke u marrë me hetime”, deklaron ai.

Zëvendësuesi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ShKK-së, shton se janë mbi 50 raste në dy vjetët e fundit të parandalimit të kontrabandës brenda burgjeve.

Edhe Dibrani: Gjatë 2023-s u parandaluan 60 raste të kontrabandës nëpër burgje Arbëri Dibrani: Gjatë 2023-s u parandaluan 60 raste të kontrabandës nëpër burgje

“Numri është i madh, vetëm gjatë këtyre dy vjetëve kemi mbi 50 raste kur ne kemi parandaluar futjen e kontrabandës brenda institucioneve, që është një numër i madh. Familjarët tentojnë edhe përmes trupit, edhe përmes organeve të veta që të fusin kontrabandën brenda institucioneve korrektuese. Po ashtu, kemi raste edhe kur vet të dënuarit pas kthimit nga vikendi, përmes trupit tentojnë që të fusin kontrabandën brenda”, thekson Dibrani.

Përveç nga familjarët, në rastet e kontrabandës janë të përfshirë edhe zyrtarët korrektues. Gjashtë prej tyre tashmë janë larguar nga puna.

“Ne kemi edhe dhjetëra raste të kontrabandës të cilat i hasim brenda institucioneve korrektuese. Kemi raste edhe kur edhe zyrtarët korrektues, por që fatmirësisht në numër të vogël janë përfshirë në këto raste, e që sot nuk janë më në punë. Disa janë në mbajtje, disa janë duke u zhvilluar dhe ballafaquar me procedura të ndjekjes penale. Vetëm për këto dy vjet i kemi pesë zyrtarë korrektues. Edhe dje kemi pasur një zyrtarë korrektues, i cili është i dyshuar dhe tani më është pezulluar dhe është duke u ballafaquar me procedurat disiplinore dhe penale”, shton ai.