Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dialogu vazhdon nesër në Bruksel, shoqëria civile kritikon kryeministrin

Përfaqësimi i kryeministrit Avdullah Hoti në procesin e dialogut do të jetë përgjegjësi e koordinatorit shtetëror Skënder Hyseni.

Hyseni, i cili është emëruar të martën, do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, emërimi i tij është duke u kritikuar nga shoqëria civile.

Arbëresha Loxha, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, thotë se me një gjë të tillë kreu i Qeverisë është duke shkelur Kushtetutën.

Në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë shefi i kabinetit qeveritar ka ripërsëritur qëndrimin se nga dialogu me Serbinë synohet normalizim i marrëdhënieve e njohje reciproke.

Një ditë para se të mbahet takimi i radhës, Hoti ka thënë se përveç Hysenit në ekipin e Kosovës do të jetë edhe Ibrahim Makolli.

Hoti i është kundërpërgjigjur edhe kryeparlamentares Osmani duke e këshilluar atë që të fokusohet në kryerjen e detyrave që ka.

Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të enjten, më 23 korrik.

Në këtë takim pritet të shqyrtohet çështja e të pagjeturve, temë kjo për të cilën një javë më parë është diskutuar në mes të kryeministrit Avdullah Hoti e presidentit Aleksandar Vuçiq, por nga i cili nuk janë dhënë detaje se për çfarë janë dakorduar.