Arbëri

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 22 qershor

Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Ballkani Perëndimor ishte temë, ndërsa shefat e diplomacive të vendeve të BE-së u dakorduan për një angazhim më aktiv në rajon.

Derisa nuk kishte konkluzione formale pas takimit, ministrat kryesisht u shprehën në vijën e pozicioneve të shtjelluara në një “non-paper”, të cilin e publikoi mbrëmë KOHA.

Aty kërkohet një angazhim shtesë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkohet urgjencë edhe në heqjen e vizave për shtetasit kosovarë.

Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë më 22 qershor.